Metafizikë e metafizikës (Pjesë e parë)

Sa më poshtë vijon është ngacmuar nga një temë e xixës, por, siç ndodh shpesh, shkrimi më doli binarësh, në kuptimin që u nisa për një gjë (dhe për pako gjë), dhe bitisa në tjetër gjë (edhe shumo gjë, versioni i botuar është i përmbajtur).

Meqë tema e xixës trajtonte problemin dyfelor të kujtes-harresës, në fillim desha të sjell analizën e tregimit Funes Kujtesëshumi të Borges që trajton në nivel të lartë artistik të njëjtën temë, megjithse, siç sapo thashë ndodh shpesh, tregimi në fjalë i ka dalë binarësh edhe vetë autorit, dhe siç ndodh akoma më shpesh, autori nuk është krejt i vetëdijshëm për vlerën dhe arritjet e veprës së tij. Kjo për arsye se edhe akti i krijimit i bindet ligjit dyfelor, është produkt njëherësh i vetëdijës dhe nënvetëdijes i qënësisë dyfelore të autorit.

Borges e ka quajtur këte vepër “një metafore e gjatë e pagjumësisë”, dhe është e tillë në fakt, por është edhe shumë më tepër se kaq. Duke përshkruar një situatë limit, dmth një stuatë të pakontrollueshme si interpretim, Funes Kujtesëshumi është njëkohësisht shumë metafora, edhe metaforë e kujtesës absolute, e impotencës së gjuhës, e pozitivizmit (e mosekzistencës të metempsikikës dhe metafizikës), e monumentit të kujtesës, e infinitit, dhe kushedi se çfare metafore tjetër. Loja ështe e hapur, lexuesit janë të ftuar të zbulojnë të tjera. Vetëm kujdes një gjë: nuk është e thënë që të gjitha metaforat më sipër të jenë pa lidhje me njëra tjetrën.

Historia e Funes Kujtesëshumit thënë fare shkurt në disa rreshta: i rënë prej kali, gjymtohet fizikisht dhe pjesën tjetër të jetës së tij e kalon i paralizuar në një karrocë paralitiku. Jo vetëm kaq, nga aksidenti Funes fitoi dhuntinë mbinjerzore të kujtojë gjithçka: çdo fjalë të dëgjuar përgjatë jetës së tij, çdo fjali të lexuar, çdo re parë në qiell, çdo gjethe në çdo pemë, çdo shije, gëzim apo hidhërim të provuar etj.

Kjo dhunti vetëm në pamje e tillë, sepse në të vërtetë ishte gjymtim psikik. Gjithçka që Funes kujton (e në fakt ai kujton absolutisht gjithçka: rrjedhën e kohës kalendarike numerike, emrat e rrugëve dhe lagjeve, numrat e shtëpive, emrat e njerëzve kalimtare të rastit etj), janë detaje pambarimisht të vogla pa asnjë kuptim e pa asnjë lidhje, sepse atij i mungon logjika simbolike. E as që mund të kete dot logjikë simbolike në gjëndje të shtypur nga kujtesa totale, dmth të shtypur nga infiniti.

Funes mund të mbajë mend çdo gjë me shumë lehtësi, por njëkohësisht, dhe pikërisht për këtë arsye, nuk është në gjendje për të formuluar ide të përgjithshme dhe të bëjë sintezë, kujtesa e tij regjistron vetëm hollësi dhe jo koncepte. Pra ai nuk është në gjëndje të shohë përtej çfarë duket në pamje të parë, sepse perceptimi i tij është zënë me filmimin e botës, ai është një kamera kinematografike pa shpirt që regjistron mekanikisht çdo hollësi. Në botën e mbingarkuar të Funes, nuk ka veçse detaje të atypëratyshëm.

Për ilustrim dhe vërtetsim, dy citime nga tregimi në fjalë:

Ne, me një vështrim, perceptojmë: tri gota në një tryezë. Funes: të gjitha degët, vesht e rrushit dhe kokrrat e rrushit në një pjergull. Dinte formën e reve jugore të agimit në 30 prill të 1882, dhe mund t’i krahasonte, në kujtesën e tij, me kopertinën e mermerizuar të një libri që e kishte parë vetëm një herë, ose me shkumën që ngriti një rrem në Rio Negro, në prag të betejës së Quebracho. Këto kujtime nuk ishin të thjeshtë, çdo imazh pamor ishte i lidhur me ndjeshmëri muskulare, termike, etj. Ai mund të rindërtonte të gjitha ëndrrat e përgjumjeve të tij, të gjitha përfytyrimet e dremitjeve të tij.

Të mos harrojmë: ishte pothuajse i paftë për ide të përgjithshme, ide platonike. Jo vetëm që ishte e vështirë për të që të kuptonte se si simboli i përgjithshëm “qen” mund të përfshinte një shumëllojshmëri kaq të gjërë individësh të ndryshëm si madhësi dhe si formë, por e shqetësonte edhe fakti që qeni i orës në tre e katërmbëdhjetë minuta (parë në profil) kishte të njëjtin emër të qenit të orës tre e pesëmbëdhjetë (parë përballë).

Gjëndja limit e Funes, si çdo gjëndje limit (në fakt esperimenti shkencor laboratorik këtë gjëndje synon artificialisht), ka vlerë të jashtëzakonshme për të kuptuar se në gjëndjet limit shkëmbehen të kundërtat e njëkohësisht anulohen. Kujtesa, pa të cilën nuk mund të ndërtohet historia - për më tepër në një kuptim të thjeshtëzuar historia dhe kujtesa mund të reduktohen si e njëjta gjë -, përkundrazi e flak Funes jashtë historisë, pa pikë lidhje me kohën dhe hapësirën e vet. Pra Funes humbet gjithçka: nuk kap dot as çfar ndodh rreth tij - megjithse (ose pikërisht se) percepton çdo gjë - dhe as kuptimin arketip të Historisë (Metafizikën e Historisë) që qëndron mbi ndodhitë, më saktë: qëndron jasht kohës dhe hapsires, përkatësisht jasht historisë ndodhi dhe gjeografisë terren. Me fjalë të tjera: kush nuk kap atë botë, humbet edhe këtë botë.

Përfundimisht Funes, megjithse gjenial, është idiot i vërtetë, në kuptimin më negativ të fjalës, sepse ka idiot të Borgesit, po ka edhe idiot të Dostojevskit.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Këtu gjeni tregimin e plotë:

http://www4.ncsu.edu/~jjsakon/FunestheMemorious.pdf

5 Likes

Teme pak e veshtire, se per fushen e metafizikes, asaj qe nuk shihet, kemi mesuar qysh ne shkolle te mesme, por per metafiziken e metafizikes, a ha, ketu duhen ca shpjegime plus, sidomos per neve qe presim pensionin :yum:

Interesant si kendveshtrim.Gjithsesi mendoj se impotenca ne shprehi ka me shume gjasa te ndodhe ne rastin e mungeses se kujteses ose thene ndryshe harreses duke e marre te mireqene ekzistencen e logjikes.

nuk behet fjale per impotence ne shprehi, behet fjale per gje tjeter:

Jo vetëm që ishte e vështirë për të që të kuptonte se si simboli i përgjithshëm “qen” mund të përfshinte një shumëllojshmëri kaq të gjërë individësh të ndryshëm si madhësi dhe si formë, por e shqetësonte edhe fakti që qeni i orës në tre e katërmbëdhjetë minuta (parë në profil) kishte të njëjtin emër të qenit të orës tre e pesëmbëdhjetë (parë përballë).

Nepermjet gjuhes, duke i dhene emer gjerava, njeriu kontrollon boten, pra i jep kuptim botes, ose ne daç sipas linguistikes ngambrapamoderne Derrida & kompania bella, kuptimi i botes (ose moskuptimi i botes per agnostiket ngambrapa) i neneshtrohet gjuhes. Sipas Funes, perkundrazi eshte gjuha qe nuk ka pike kuptimi. Ne kete kuptim flas per impotence te gjuhes.

Pra Funes eshte tip shume i hidhet ne fakt, sepse jo vetem qe eshte kunderfigure e Platonit (si pamundesi e ideve platonike, e ekzistences se ideve ne vetvete) - sipas Niçes (me profesion filolog) dhe sipas dekonstrucionisteve ngambrapamoderne (zakonisht linguiste), Platonit dhe metafizikes duhet kundervene e deri zhdukur prej faqes se dheut -, por Funes eshte njekohesisht edhe pararendes i ngrapamoderneve (edhe kundeshtar i tyre).

Duke qene gjendje limit, figura e tij farfurin dyfelorisht, nuk disiplinohet dot si kuptim. Akoma nuk e kam te qarte, shpresoj ta kem gjate shkrimit te pjeses se dyte, por me duket se Funes eshte vete Borges, Edhe ne kete kuptim vepra i ka dale binaresh. Ai vete kishte nje memorie te papare, shiko nje koment te Hurbit per kete dhunti funeseske:

Po, qe Borges kishte nje tru te veçante, kjo po. Kujtesa e tij mund te kape kapacitetin e nja tre-kater elefanteve. Lexonte tmerresisht, dhe kapte po aq. Kur u verbua fare, diku andej nga vitet 50-60, merrte dhe nje çunak te vogel per t’i bere lexim. Cunaku quhej Alberto Manguel, sot jeton ne Paris. Ky tipi eshte i semure fare : eshte nje biblioteke e gjalle. Duke lexuar per Borgesin, eshte bere me keq se Borgesi. Ka shkruar nje ese teper te bukur “Nje histori e leximit”, ku ç’nuk ka futur brenda : vete eseja eshte nje biblioteke. Cudi.

http://arkivi2.peshkupauje.com/2009/12/borges-i-kishte-internet.html

Shto faktin qe Borges me zanat ishte bibloteKar.

Ore shiko se mos me thua qe Borges ka shkruar libra dhe Funes nuk mund te shkruante., ta kam fjalen qe Borges ka prirje te forta funeseiste, prandaj e kruan me te tille personazh.

1 Like

Deleted. Not appropriated…

Eshte gje e madhe t’i japesh kuptim një fjale - tha Liza mendueshëm.
Kur unë nxis qe te beje kaq shumë punë një fjale - tha Humpty Dumpty – pastaj jam une qe paguaj gjithnjë jasht orarit.
Por … një emër a duhet të thotë diçka? - pyeti Liza me dyshim.
Kur unë përdor një fjalë - tha Humpty Dumpty me përçmim – ajo thotë vetem çfare unë dua që të thotë.
Problemi është - shtoi Liza - nëse behet e mundur që fjalët tè kenë kuptime të ndryshme.
Problemi është - përfundoi Humpty Dumpty - kush është qe komandon.:slight_smile:

Lewiss Carroll, Liza ne Boten e çudirave

Nese nuk ekziston asnje kuptim - tha mbreti - kursejme nje thes me halle, sepse nuk kemi nevoje qe te gjejme nje.:grinning:

Lewiss Carroll, Liza ne Boten e çudirave

Por atehere - tha Liza - nese bota nuk ka absolutisht asnje kuptim, çfare na pengon te shpikim nje?

E eeeeeeeeeeee sa mir

Nuk jane keta qe quhen “idiot savante”? Interesante eshte ta gjesh Funesin te aplikuar, ne disa raste me mburrje, nga njerez qe mund te te mbysin ne data por nuk bejne lidhjet.

Por ne fakt Google, eshte si Funesi, por tani mund te beje edhe lidhjet. Une po shkruaj dicka per kete. :joy: Artificial Intelligence, imagjino t’i dish te gjitha, dhe pastaj te mund te besh edhe lidhjet mes miliarda miliarda kerkimesh qe njerezit bejne ne google

mu me behet qefi qe ke patur intuiten qe Funes eshte metafore e webit, e qe po shkruan nxitur nga çfar kam shkruar. Per hajer qofte! Edhe per faktin se edhe vete harxhoj konsiderushem kohe ne internet, dmth nga kjo pikpamje vuaj vete nga sindroma funes.

ne menyre te ngjashme me Blendin, artikulli yt me kujtoi Google dhe te gjitha menyrat e vezhgimit dhe monitorimit qe ndodhin tone si menyre organizimi e shoqerise. nga ketu, del qe Funes si vezhgues duke mos patur aftesine e perpunimit te info qe thith, mbetet i parrezikshem.

Ne çfare kuptimi i rrezikshem e ke fjalen?

ne kuptimin e mbikeqyresit te te tjereve.

as me ka shkuar ndermend nje pozite e tille per funes, sepse ai eshte vetem nje i mjere.

Ky lloj mjerimi nuk eshte vetem i nje personazhi fiksion, ekzistojne ca raste reale dhe studjues te degjuar qe jane marre me to, por nuk informova qe te mos zgjatej shume shkrimi.

Përshëndetje Inkuiz…

Më në fund po vij tek shkrimi yt…

  1. pasi arrita që pashë se si një Macron (ambicioz, parvenu, karrierrist dhe potencialisht i rrezikshëm - qu’il ne plaîse à Stalker - kalimthi lexova dikë nga krahu socialist i mirëfilltë që betohej se ai ishte produkt i një komploti tê dyfishtë të bankave dhe medias, pa harruar ish Presidentin Hollande si nun i fshehtë) u bë President i Republikës franceze;

  2. pasi arrita të heq qafe një vemje nga ato që gëlojnë në PPU…

përfundimisht: Metafizikë e Metafizikës. Waoh…
nuk e di miku im nëse je i ndërgjegjshëm se ku ke rënë brenda!

OK, Funes Kujtesëshumi. Kujtesa klinike!
Po pres vazhdimin për të parë trajektoren.
Dikur thuhej “me krahë të lehta”, sot “me koqe t’mdhoja”.

Sigurisht qe jam i ndergjegjshem ku kemi rene brenda, une vazhdimisht kam fol per termin bashkohor “ngambrapa”. E pra mund ta perdorja edhe ne kete rast, por kisha hall se e merrshe ti per ters, sepse ti je i fundmi i mohikaneve te metafizikes, shpreson akoma tek metafizika ne epoken e ngambrapametafizikes.

Metafizike e Metafizikes eshte Ngambrapametafizika, bindja epokale qe temat e medha te metafizikes klasike: pyetja, hulumtimi dhe dhenia pergjigja mbi kuptimin e jetes, jo vetem qe nuk jane te mundura te behen (edhe teknikisht per shkak te limitit te gjuhes Witgenshtejn ngambrapa e pordhi kali), por nuk jane as legjitime te behen. Pak mungon qe te jene te ndaluara te behen.

Mjaft interesante te dyja shkrimet. Truri i njeriut, procesori qe lidhet me koshiencen kolektive si kompiuteri me internetin. Nuk e di ne e ke pare filmin/a lexuar librin Youth without youth, do kisha deshire te lexoja nje interpretim per Doppelgangerin aty.